Foto nga momenti kur një kamion kalon pikën kufitare në kufirin çeko-sllovak në Stary Hrozenkov

Çekia zgjat kontrollet kufitare me Sllovakinë deri në shkurt

4 Janar, 12:56| Përditesimi: 4 Janar, 12:57

  • Share

Republika Çeke njoftoi se do të zgjasë kontrollet e përkohshme kufitare me Sllovakinë deri më 2 shkurt. Ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan tha se kontrollet do të vazhdojnë pas takimit të kabinetit në Pragë.

Republika Çeke kërkon të luftojë emigracionin e paligjshëm dhe kontrabandën e njerëzve.  Të dy vendet i përkasin zonës Schengen, në të cilën supozohet të jetë i mundur udhëtimi pa pasaportë.

“Më shumë se 680 mijë persoan tashmë janë kontrolluar që në fillim të tetorit”, tha Rakusan, raporton Reuters.

Më shumë se 1.100 persona ishin kthyer në kufi. 120 persona të tjerë u transferuan në Sllovaki si pjesë e një marrëveshje ripranimi. Deri më tani, 58 persona janë arrestuar për vepra të dyshuara të kontrabandës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?