Gazment Bardhi

CDU i mbylli derën Berishës, Bardhi: E ke futur PD në rrugë pa krye, po e izolon! S’mund të bësh sikur s’dëgjon

7 Qershor 2022, 16:53| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 17:45

  • Share

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Kryeraportuesit për Shqipërinë në Bundestag Peter Beyer, i cili tha se nuk bashkëpunojnë me ‘non grata’

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Bardhi akuzon Berishën se po e izolon Partinë Demokratike ndërkombëtarisht dhe nuk mund të bëjë më sikur nuk dëgjon.

“Babi Zenit duhet të kërkojë ndjesë që gënjeu demokratët që qëndrimi i Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, është personal. Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU Peter Beyer konfirmon se nuk do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën, të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor.  Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ai e ka futur Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

Kryeraportuesi për Shqipërinë në Bundestag Peter Beyer deklaroi sot nga Tirana se nuk do të bashkëpunojnë me Sali Berishën, një person të shpallur 'non grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?