Çdo ditë fitues me “Fito Fito”, pas
Fushë-Krujës,700.000 lekë në Tiranë

8 Tetor 2014, 18:34| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Rrëfimi i dy fituesve të kategorisë së parë në lojën “Fito Fito”. Muharrem Zela dhe Oltion Toro tregojnë emocionet e para të fitores: Mundësi pa fund për t’u argëtuar dhe fituar me produktet e Lotarisë Kombëtare.

Çdo ditë fitues dhe çmime pa fund me “Fito Fito” nga Lotaria Kombëtare. Pas Z. Muharrem Zela, fituesit fatlum të çmimit të kategorisë së parë në Fushë Krujë, dje fati i ka buzëqeshur Tiranës ku është fituar çmimi i kategorisë së parë. Brenda vetëm 4 ditësh dy lojtarë kanë fituar nga 700 mijë lekë (të reja) secili.
 
Z. Muharrem Zela ka fituar çmimin e parë përmes një bilete me një parashikim falas që e fitoi përmes promocionit të Lotarisë Kombëtare dhe tashmë e quan vetëm milioner . Ndërsa Z. Oltion Toro ka qenë i bindur se numrat e vitit të tij të lindjes do i sillnin fat. Ai ka vendosur numrat 1-9-7-8 në skedën e “Fito Fito” dhe ka zgjedhur 14 parashikime resht. Dhe kur këto numra së bashku me simbolin e fatit Tërfil dolën nga shorti i datës 7 Tetor, Oltioni u bë fituesi i çmimit të madh. Gazeta ka mundur që të takojë sot të dy fituesit në zyrat e Lotarisë Kombëtare, ku ata janë paraqitur për të  tërhequr çmimin e fituar.
 
“Ishte një moment i papritur për mua dhe një surprizë e dyfishtë. Si fillim unë bleva biletën e radhës dhe bëra parashikimin tim tek pika e shitjes, fati e deshi që, në atë kohë, terminali tek pika e shitjes të njoftonte një biletë me një parashikim falas për mua. Të nesërmen shkova tek pika e shitjes dhe kontrollova biletat. Nuk jua shpjegoj dot me fjalë kur e mora vesh që kam fituar plot 7 milionë lekë”,- tregon tepër i emocionuar Z. Muharrem Zela nga Fushë Kruja. Menjëherë ai ia ka thënë lajmin të shoqes dhe në shtëpinë e tyre ka filluar festa. “Atmosfera e lumtur që u krijua në familje për mua ishte një tjetër pjesë e bukur e surprizës së madhe. Këto janë nga ato ditë të bukura që njerëzit zakonisht thonë më erdhi si dhuratë nga qielli kurse mua më erdhi nga Lotaria Kombëtare. Unë i ftoj sinqerisht të gjithë shqiptarët ta kërkojnë shansin e tyre me lojërat e pafundme argëtuese të Lotarisë Kombëtare. “Fito Fito” është një thirrje që të fton të bëhesh fitues”,- thotë Z. Muharremi. Kur e pyesim se çfarë do të bëjë me çmimin e fituar, ai na tregon se nuk e ka vendosur ende. “Është një çmim që së pari na gëzoi në familje dhe do na vijë në ndihmë në jetën tonë të përditshme. Sigurisht janë shumë para, të cilat ofrojnë mundësi të shumta  për të plotësuar  dëshirat e të gjithë anëtarëve në familjen tonë. Për mua më i rëndësishmi është gëzimi familjar, t’i lumturoj ata”- thotë Z. Muharremi.

loja fito fito
 
Historia e Oltionit është disi më ndryshe. Ai ka besuar tek fati i tij dhe e ka kërkuar me ngulm atë deri sa në fund është shpërblyer. “Unë kisha shpresën se me “Fito Fito” do të fitoja ndaj dhe shkova e bëra parashikimin tim me të njëjtat numra për 14 shorte rresht. Çdo mbrëmje unë prisja rezultatet e shortit dhe fati nuk vonoi gjatë. Vetëm pas katër shortesh, nga data 4 tetor që unë bëra parashikimin, në shortin e datës 7 tetor unë arrita të fitoja çmimin e kategorisë së parë në “Fito Fito”. Janë plot 7 milionë lekë të vjetra në “kupën” e fitores sime”,- thotë duke qeshur Oltion Toro. Ai tregon se ka kohë që luan dhe argëtohet me produktet e Lotarisë Kombëtare dhe herë pas here ka fituar çmime të ndryshme. Kur e pyesim për emocionet e fitores ai thotë buzagaz: “Çdo fitore është e bukur! Por, kur ajo vjen përmes argëtimit si me “Fito Fito”, bëhet edhe më emocionuese. Kjo është gjëja që unë dua të veçoj falë momenteve që përjetova me “Fito Fito”. Kur luan me produktet e Lotarisë Kombëtare të duket sikur ke në dorë një “glob” plot me mundësi për të fituar, mjafton vetëm që ti të zgjedhësh”.

loja fito fito
 
“Fito Fito”, luaj çdo ditë, fito çdo ditë

Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit AustrianLotteries, nga data 15 Shtator, ka vënë në dispozicion të të gjithë shqiptarëve produktin e saj të tretë: “Fito Fito”. Kjo është një lojë e re, tërheqëse, tepër argëtuese dhe mbi të gjitha me mundësi të mëdha fitimi. Çmimi i një parashikimi në lojën “Fito Fito” është 50 lekë. Të gjithë personat e interesuar mund të luajnë çdo ditë të javës me “Fito Fito” dhe në fund të ditës, pas orës 19:45, mund të mësojnë rezultatet e lojës. Çmimet e lojës “Fito Fito” janë të përcaktuara dhe nuk ndikohen nga numri i biletave të shitura. Lojtarët mund të fitojnë çdo ditë deri në 700.000 Lekë (të reja), si dhe shumë çmime të tjera interesante.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?