Politikë

Ç'do bëni nëse nuk hapen negociatat? Rama: Reformat dhe Shqipërinë evropiane nuk e bëjmë se na e kërkon Berlini apo Brukseli por për shqiptarët! Vijojmë punët

27 Maj 2021, 19:13| Përditesimi: 27 Maj 2021, 19:46

  • Share

 

I pyetur se ç'do të bëjë Shqipëria nëse nuk përcaktohet serish data e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për negociatat Shqipëri-BE, Kryeministri Rama tha se reformat nuk bëhen se kërkohen nga BE-ja por sepse zhvillojnë Shqipërinë.

"Na u tha që dera do të hapej dhe nuk na u hap. Por nëse dera nuk do të na hapet nuk do të jem i shqetësuar siç isha radhën e parë apo të dytë. Ky është një proces që lidhet me ne, me fëmijët tanë, me vendin tonë. Dhe ne nuk i bëjmë reformat,. përpjekjet se na i kërkojnë në Berlin apo në Bruksel, por sepse na duhen dhe për shqiptarët.

Ne do të arrijmë që tu japim fëmijëve tanë Shqipërinë evropian si shtet që funksionon njësoj si një vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ne e kemi bërë punën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Ia thashë edhe ministrit se ne jemi de fakto në disa aspekte të procesit të integrimi më përpara se ato që po negociojnë. Për mua sfida është se si të rrisim më shumë kërkesat ndaj vetes së çfarë të bëjmë më shumë për veten", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Roth në Tiranë: Shqipëria ka shënuar arritje, BE duhet të mbajë premtimet! Rama: Çështjet e brendshme të unionit s'mbajnë dot peng rajonin! Reformat i bëjmë për shqiptarët


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?