Cmimet Kombetare te Letersise

Çmimet Kombëtare të Letërsisë/ Pesë kandidatët për "Përkthimin më të mirë gjatë vitit 2021"

5 Dhjetor 2022, 22:48| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 23:00

  • Share

Puna e nisur prej fillimvitit për ndarjen e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë është drejt finalizimit.  Veprat e shqyrtuara të vitit 2021, do të vlerësohen brenda muajit dhjetor në kategoritë: “Romani më i mirë i vitit”;  “Vëllimi më i mirë poetik i vitit”; “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit”;  “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit";  “Përkthimi më i mirë i vitit” dhe “Libri për fëmijë më i mirë i vitit”. 

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit si dhe Ministria e Kulturës, kanë bërë fillimisht me dije kandidaturat në kategorinë "Përkthimi më i mirë i vitit" që janë si vijon:

  • 1.Albert Camus “Njeriu i parë”, përktheu Saverina Pasho
  • 2.Grup autorësh “Antologji e poezisë bashkëkohore greke”, përktheu Sokol Çunga
  • 3.Herta Muller “Teposhtë”, përktheu Anna Kove
  • 4.Hilary Mantel “Pasqyra dhe drita”, përktheu Korab Hoxha
  • 5.Roberto Arlt “Shtatë të çmendurit”, përktheu Erion Karabolli

Përzgjedhja është bërë nga juria, e udhëhequr nga akademikja Floresha Dado e anëtarët: shkrimtari Virion Graçi, akademiku Kujtim Shala, zv.dekanja e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, UT, Elsa Skënderi Rakipllari dhe dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, Esmeralda Kromidha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?