Çështja 'Tahiri', Mogherini pyetet
në Bruksel,por ja si përgjigjet

15 Nëntor 2017, 11:43| Përditesimi:

  • Share
Zyrtarja e Lartë e BE, Federica Mogherini, është pyetur për lajmin e bujshëm në Shqipëri e më gjerë, atë të akuzave për implikimin e ish-ministrit Saimir Tahiri në trafikun e drogës. Gjatë një konference për media nga Brukseli pas takimit me ministrin Bushati, Mogherini u pyet nga një gazetare në sallë për këtë çështje dhe nëse ka vullnet politik për të mbrojtur Tahirin, i akuzuar për përfshirjen në trafik droge.

Mogherini nuk pranoi të komentojë rastin në fjalë, duke thënë se vijojnë hetimet dhe se nuk është korrekte të flasë. Ajo shtoi se lufta ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës janë prioritete jetike të BE.

“Është përmendur fakti që kultivimi dhe trafiku i drogës duhet luftuar me vendosmërinë e duhur, në mënyrë që të bëhet puna e duhur. Nuk mund të komentoj për hetimet që vijojnë, sepse nuk është korrekte për institucionet për një punë të gjyqësorit. E respektoj dhe e admiroj punën e gjyqësorit. Lufta ndaj trafikimit dhe kultivimit të drogës janë prioritete jetike, që ne i ndajmë dhe me autoritetet shqiptare. Është një vendosmëri. Presim hapa konkrete dhe ky është një kusht për në BE”, deklaroi Mogherini. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?