Çanta e shkollës, dëmton
sistemin skeleto-kockor 

22 Tetor 2013, 11:22| Përditesimi:

  • Share
 
Peshat e çantave të nxënësve të shkollave fillore janë relativisht të larta përsa u përket muskujve skeletor-kockor ende të paformuar të fëmijëve.

Në një vëzhgim të emisionit “Rreze Dielli” ky problem është konstatuar me anë të një peshoreje që mati peshat e disa çantave të nxënësve të klasave fillore në shkollën 9- vjeçare Edit Durham. cantat e shkolles

Nga ky vëzhgim u evidentua se peshat e çantave ishin nga pesë deri në gjashtë kilogram.

Peshë kjo, e cila sipas ortopedëve, është dëmtuese për formimin e skeletit kockor të fëmijëve.

Ortopedi Ardit Duni tregoj cilat ishin rekomandimet e duhura të një peshe normale.

“Konsesusi i opinionit mjekësorë është që nuk duhet të kalojë 10 për qind të peshës së fëmijës”, tha Duni.

Një peshë që do të ishte normale për sistemin kockor të rritjes tek fëmijët do të ishte sipas ortopedit Duni katër kilogram e gjysëm. 

“Peshat më të rënda se kjo shifër do të sillnin deformime aksiale të shtyllës kurrizore ku hyjnë skoliozat dhe kifozat si dhe problemet e diskut”, u shpreh Duni.


 Shqetësimi edhri nga prindërit e nxënësve, të cilët janë të detyruar përveçse t`i shoqërojnë për në shkollë fëmijët e tyre, ata duhet t`i mbajnë dhe çantën e shkollës.

Në shqetësimin e tyre mami i Arbrit në klasë të katërt tha se “Unë ja mbaj çantën pasi pesha e saj është më e madhe se pesha e djalit krahasuar me atë peshë që mund të mbajë ai”.
 
Peshat e çantave të nxënësve të cilat shkonin nga pesë deri në gjashtë kilogram është shqetësimi më i madhi prindërve të cilët për mikrofonin tonë u shprehen se kanë frikë se fëmijëve të tyre u dëmtohen kockat.

Nëna e një tjetër nxënësi në klasë të katërt u shpreh se ky problem i peshës ka pasojat e saj.

Duke e matur çantën e tij e cila ishte gjashtë kilogram, ajo tha se “djalit tim mund t`i dëmtohet shtylla kurrizore apo mund të pengojë në rritjen e kockave të tij kjo peshë kaq e madhe”.pesha e cantes
 
Por këtë problem shqetësues për nxënësit e shkollave fillore për peshën e çantave e kanë ngritur dhe shumë ortopedë. Njëri prejt të cilëve Dr. Shk. Ardit Duni u shpreh për emisionin “Rreze Dielli” se “peshat e rënda të çantave të nxënësve mund të quhen të dëmshme përsa i përket sistemit muskulo- skeletik ende të paformuar të fëmijëve”.

Disa prej këshillave të ortopedit ishin që “fëmijët duhet ta mbajnë çantën në mënyrë simetrike duke i vendosur në të dyja supet rripat e çantës si dhe çantat me rrota”.

Ortopedi Duni i këshilloj prindërit dhe mësuesit në një zgjidhje tjetër e cila do të ishte një konsesus mes prindërve dhe mësuesve që të lihen librat në shkollë. Kjo do të ishte një zgjidhje e mirë për të shmangur këtë problematik për nxënësit në formimin e kockave të tyre.

Mësuesja e klasës së parë në lidhje me zgjidhjen e këtij problemi shqetësues të cilën e ndjen dhe ajo tha se “librat, nxënësit nuk mund t`i lënë në klasë pasi ata duhet të punojnë në shtëpi me fletoret e tyre të punës dhe kështu ata janë të detyruar t`i marrin në shtëpi dhe t`i sjellin prap në klasë”, u shpreh ajo.

 
Zgjidhjet mund të jenë të ndryshme e deri sa të gjendet një zgjidhje për këtë problem nxënësit e shkollave do të vazhdojnë që në supet e tyre të mbajnë pesha kaq të rënda të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e tyre sipas ortopedëve. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?