‘Çaushesku u ‘fsheh’ në Ambasadën Shqiptare, si e takova dhe si e pashë pushkatimin e çiftit’, rrëfimi i Rezear Xhaxhiut në ‘Esencë’

16 Dhjetor 2023, 07:20| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 11:54

  • Share

Gazetari Rezear Xhaxhiu tregon jetën e tij dhe fillimet e rinisë diplomatike. Përballë Eljan Taninit në emisionin Esencë në Report Tv, Xhaxhiu iu përgjigj pyetjeve edhe me një lloji nostalgjie. Jeta e një diplomati të ri nga Shqpëria komuniste ishte kjo në Rumaninë e vitit 1987:

Rezear Xhaxhiu: -Ishte eksperiencë e bukur diplomacia. Lënda e shtrimit të tavolinës, sihte lënda më e bukur me rregulla që nga Luigji i 14. Në ambasadë duhet të shkoja patjetër me gruan. Gratë e ambasadës bënin një jetë të mallkuar. Ne ishim me fat që jetonim jashtë ambasadës. 14 familje në ambasadë. Ishte rreptësisht e ndaluar që gratë tona të dilnin vetëm. Gruaja në ambasadë ishte e burgosur. Kur nusja ime doli një ditë, u bë nami, e panë gratë e ambasadës. Të flisje në telefon me familjen ishte kalvar i gjatë. Në dyqanet rumune gjeje vetëm marmalatë dhe turshi. Deri në fund të viteve 70 Rumania notonte në pasuri. Nikolai Çaushesku kishte shumë borxhe. Rumania ishte gur dominoje i parafundit, të fundit ishim ne nga rënia e komunizmit. 3 orë e gjysmë zinte në ekran vetëm Çaushesku

Eljan Tanini: -A e keni takuar Çausheskun? Po Elenën? Çfarë pune keni bërë në ambasadë?

Rezear Xhaxhiu: -Kur e takuam  Çausheskun folëm për gjëra të përgjithshme dhe forcimin e lidhjeve politike. Elena ishte një Lady Makbeth që bënte ligjin. Çaushesku kishte fytyrën e atij që vinte nga asgjë. Në ambasadë unë kam qenë sekretar për shtypin dhe kulturën. Me punonjësit e tjerë të ambasadave nuk duhet të flisje më shumë seç duhet. Amerika, Rusia, Izraeli ishin  jo të dëshiruara për ne. Psh, kur rusi vinte të na takonte bënim veprime të tjera. Koreano veriori kishte po atë problem si ne. Amerikani më tha se ne nuk jemi më xhandarët ndërkombëtarë.

Rezear Xhaxhiu: Si e jetova vrasjen e Çausheskut dhe të Elenës

15 Dhjetor, Timișoara vlon nga ngjarjet me vrasje. Ajo acaroi popullin. Elena Çaushesku tha se kufomat duheshin ngulur në hunj. Ndërkohë Bukureshti ziente nga mllefi. Unë isha atje ditën e fjalimit, isha në shesh. Nga fundi i turmës dikush thirri "Poshtë Çaushesku". Më pas Çaushesku kërkon të ndërhyjë ushtria dhe sigurimi (securitate). Pati luftime nga sigurimi rumun me popullin. Rumunët e fituan lirinë, por kjo pati kosto

Ishin ditë të rëndësishme për historinë e popullit rumun.

Eljan Tanini: -Si ndodhi, si u bë kapja e tij? Ku e kapën? Dhe cila është lidhja me Ambasadën Shqiptare në Bukuresht? A kishte ambasada jonë armë?

Rezear Xhaxhiu: -Çaushesku u kap me të shoqen në një blind, po shkonte të merrte avionin. Çaushesku u kap nga një kontroll rutinë. Çifti u çua në Tërgovisht, aty u bë gjyqi ushtarak . Vendimi u dha po aty, ata vdiqën menjëherë. Televizioni jepte çdo gjë. Elena u ulet në gjunjë ushtarëve. Çausheskun nisi të kërkohet pas vdekjes. Ishin ditë vibrante. Na vjen urdhëri të shkojmë të gjithë në ambasadë. U hap lajmi se Çaushesku dhe Elena ishin fshehur në ambasadën shqiptare.  Arka e municioneve kishte kohë pa u hapur, që nga vitet 50. Ambasadori më tha merre armën e ndryshkur se të jep besim. Kishim dhomën e zezë si arkivol. Aty çonim mesazhe të koduara dhe telegrame. Na erdhi lajmi "Shokë shtrëngoni radhët, Shqipëria bedena e fundit e komunizmit. Në ato çaste dogjëm menjëherë arkivin e ambasadës. Kujtesa e ambasadës u dogj në ambasadë. Armët ranë edhe në duart e adoleshentëve, një ditë na kontrolluan. Njëri më tha tani është radha juaj. Në Bukuresht asnjë dyqan nuk u thye, pati një lloji frike. Ne rumunët na shikonin si një vend i lindjes.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nasi: 17/12/2023 15:23

    Tani e kuptojme me mire eren e "ndryshimit" qe kapi edhe Shqiperine. Ne dallim, shoku Ramiz shkoi jo ne Iran, por ne OKB ku shterngoi duart me Presidentin Amerikan, te mundesuar nga bashkepuntori i sigurimit Ekrem Bardha. Por nuk mjaftonte aq per DASH e CIA qe kishte suksese ne lindje nga BS ke Rumania. Me kot u perpoq Alia jo me reforma jo me takime me intelektuale e prralla si ato. Me e forta qe pjesa me Kadarene ku kishin shprese si dopio rol qe ishte me francezet. Ai u la shendene dhe anoi nga ana tjeter. Ndersa CIA organizoi protestat ne QS duke mbushur transformatorin me sheqer, Sigurimi iu pergjigj me kontrollin nga brenda me njeriun e tyre Azem. Por ua futi serish Amerikani kur u rekrutoi Saline! Format per infiltrime me riosh "radikale" si Rama po ashtu deshtuan. Mgjt Alia arriti te behej President dhe qeverisi me Nanon por CIA i hodhi tuc me 100 mije USD duke organizuar greven e minatoreve. Nuk u dorzua Alia dhe krijoi qeverine e perbashket me bijte e saj komuniste ne PD si Pashko, Ceka e Demeti! Po ku te lente CIA e Bushit te Pare! Pasi i futen "vaksinen" Saliut ai i vuri zjarrin dynjase me retoriken antikomuniste! I perzuri "Lulashet" e kohes tak fap. Me ne fund u dorzua Alia nen kompromisin per ca vite burg ne vend te ekzekutimit se bashku me Nexhin. Kuptohet, zero impakt mbi familjet. Fitore afatshkurter qe sot ne afatgjate dallueshem nje deshtim katastrofik. Tashme, burokracia e SHBA i eshte qepur me buke ne traste ish pupacit te saj Sali dhe zgerdheshet krah per krah me neokomunistet qe mbeshtet sot. Ndaj edhe rumunet, pasi pane cfare u be me pas e sesi Rumania kryeson me Bullgarine si me te korruptuarat ne BE, shohin pas nga Caushesku. Ndersa ne jo, ne e kemi ende Causeskun tone te ri madje nen ombrellen e SHBAve qe siguron paprekshmeri totale. Jo absolute, kuptohet, sic po shohim ne rastin e Saliut. Shkurt hesapi kur ska liri te vertete dhe korruptimi eshte mjeti qe udheheq eksperimentet dhe lojrat e ca maskarenjeve ne SHBA e gjetke, demokracia vdes ne erresire. Sic ndodh tek ne.

    Përgjigju
  • SPIUNË VULLNETARË: 17/12/2023 13:19

    I ndjeri Çaushesku te spiunët ma të lirë dhe ma të mëdhenjtë në botë të kërkonte strehim e pa besueshme

    Përgjigju
  • Emigrant: 17/12/2023 06:13

    O xhaxhiu paske qene i persekutuar mor i Per ngjarjet ne rumani hajde pyet emigrantet rumen cfar thon pe cauceshkun Gjith ngjarja ne rumani ishte dore e KGB ruse thon rumenet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?