Itali/ Arrestohen dy shqiptarë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe posedim armësh

6 Maj 2020, 10:26| Përditesimi: 6 Maj 2020, 11:54

  • Share

Si pjesë e operacionit ‘Këpucët’, Guardia di Financa e Catania-s, në Itali ka arrestuar 25 persona, 21 prej të cilëve përfunduan në burg dhe 4 nën arrest shtëpiak.

Të arrestuarit akuzohen si pjesë e një shoqate që synonte trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike (kokainë, marijuanë, hashash dhe crack), ishin pjesë e klanit mafioz “Santapaola-Ercolano” dhe mbi ta rëndon edhe akuza e posedimit të armëve.

Mes 25 të arrestuarve që përfunduan në burg ishin edhe dy shqiptarë: Klodian Shkrela, i lindur në Shqipëri më 15.05.1984 dhe Rodolf Sotiri I lindur në Shqipëri më 03.03.1975, i cili mbante edhe një tjetër identitet me emrin Elton Agalliu me vendlindje Shqipëri dhe datëlindje 23.09.1974.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?