Antonio Cassano

Cassano kundër dënimit: Kjo që i bëni Juventusit një m**, vjen erë

23 Maj 2023, 17:00| Përditesimi: 23 Maj 2023, 17:01

  • Share

Juventusi u dënua me heqjen e dhjetë pikëve nga Gjykata e Apelit të Federatës Italiane të Futbollit, për shkak të plusvalencave dhe çështjeve financiare me bilancet. Në lidhje me këtë temë, Antonio Cassano ka treguar se "Zonjës" po i bëhet padrejtësi.

Për "Bobo TV" me Christian Vierin, ish-sulmuesi tha se kjo është një çështje me urdhër nga lart, duke përmendur kreun e Federatës, Gabriele Gravina.

"Kur vjen puna për futboll, unë e sulmoj gjithmonë Mourinhon, por këtë herë ai kishte të drejtë. Nuk ka bërë asnjë gabim dhe ka thënë vetëm realitetin për futbollin tonë. Po bëhen lojëra dhe gjithçka është një budallallëk, e Mourinho ka të drejtë për këtë. Era nuk i vjen nga pas, por po i vjen nga koka. Problemi në Itali është te koka e futbollit. Nëse je gabim, gjykohu në fund të sezonit dhe jo gjatë tij. Të gjykohesh gjatë sezonit, nuk bën sens. Çfarë po i bëhet Juventusit, është një m**. Nuk i jap alibi Allegrit, të gjithë e dimë këtë por Gravina ka bërë disa gjëra halucinative", tha mes të tjerash FantAntonio.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?