Carlo Bollino: Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

21 Tetor 2022, 18:43| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 11:10

  • Share

Urrejtja politike, ashtu si servilizmi, vrasin logjikën para se të vrasin të vërtetën. Historia tragjike e Lear Kurtit, që vdiq në duar të policisë, shkaktoi prapaskena dhe akuza nga ana e analistëve të zakonshëm të lidhur me opozitën që nuk i besojnë asgjëje veçse fantazive të tyre. Dhe kështu, hipoteza që qarkullon në botën e tyre paralele, është se në të vërtetë Lear Kurti, u vra me gjakftohtësi nga policia, ose u torturua dhe më pas u vra, ose u rrah dhe vdiq për shkak të goditjeve dhe se historia e kokainës së gëlltitur për të mos iu kapur gjatë sekuestrimit është vetëm një shpikje e regjimit. Nëse do të ishim në Kilin e Pinoçetit (apo në Shqipërinë e Enver Hoxhës), edhe mund të pohohej që policia shpiku një vdekje imagjinare për të fshehur krimet e veta. Por ndoshta nuk kanë faj se këtë bëri Sali Berisha në të vërtetë, me 21 janar të 2011, kur shpiku që 4 protestuesit e opozitës së atëhershme u vranë me çadra-pistoletë të përdorura nga socialistët, në vend të plumbave të Gardës. Dhe Berisha u demaskua shpejt falë transmetimit të pamjeve nga ana e një televizioni plot kurajo.

Po në Shqipërinë e 2022, është akoma i mundshëm një inskenim i tillë? Domethënë, a është me të vërtetë e imagjinueshme që një sërë policësh, dhe pastaj një prokuror, dhe më pas mjekët ligjorë, e më pas ekspertët e laboratorëve të analizave, të gjithë bashkë të shpikin se gjetën kokainë në trupin e Lear Kurtit të ndjerë bashkë me gjurmët e një qeseje të vogël plastike dhe për këtë arsye i riu vdiq për shkak të overdozës? Këtu hipotezat janë dy: Ose Lear Kurti vdiq për shkak të goditjeve apo torturave të policisë dhe që prania e kokainës është totalisht e shpikur. Ose, vdiq për shkak të kokaine së gëlltitur në mënyrë të vullnetshme dhe atëherë hipoteza e torturave është totalisht e shpikur. Për këtë ekziston një video.

Policia ka regjistruar nga fillimi në fund të gjithë fazën e autopsisë së viktimës, një praktikë e pazakontë, por mesa duket e domosdoshme për shkak të skepticizmit kronik që i lejon kujtdo të mohojë edhe të dukshmen. Pra video, tani në duart e prokurorisë, konfirmon që në stomakun e Lear Kurtit, është gjendur një qese e vogël plastike me përmasa 5 cm që përmbante kokainë dhe se në kontakt me lëngjet gastrike të stomakut është çarë duke nxjerrë drogën që më pas ka vrarë të riun për shkak overdoze. Nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në botë, por është e para herë që ndodh në Shqipëri dhe kjo ka çuar në bllokim logjikën e analistëve që dinë gjithçka dhe në vend që të informohen, preferojnë të akuzojnë. Video tregon dhe trupin e zhveshur të të riut para autopsisë dhe nuk ka shenja dhune, apo goditje a tjetër. Eshtë një provë që familjarët e viktimës mund ta kërkojnë për të hequr çdo dyshim nepermjet ndonjë ekspert.

Ekzistojnë edhe 5 video të tjera të regjistruara nga kamera të sigurisë të montuara në zonën e arrestimit që tregojnë gjithë ndjekjen dhe kapjen. Dhe gjithashtu ka kamera që kanë filmuar hyrjen në komisariat të Lear Kurtit dhe daljen e tij me një makinë të policisë që nxitonte drejt spitalit ku i riu mbërriti i vdekur. Edhe në këtë fazë të tragjedisë opozita përpiqet të montojë një skandal, sepse policia tha se djali vdiq në spital ndërkohë që spitali tha që djali mbërriti i vdekur. Sikur një polic të ishte në gjendje të përcaktojë nëse një person në overdozë është gjallë, në koma apo i vdekur.

Videot bëjnë të mundur të rindërtohet minutë pas minute e gjithë sekuenca e tragjedisë, që kur Lear Kurtit i afrohet një patrullë e policisë në rrugën “Riza Cuka” (Laprake) dhe një polic që e pyet “nga vjen” dhe ai përgjigjet “nga Parku i Autobusave”. Dhe në këtë pikë agjentët zbresin nga makina për ta identifikuar, po Lear Kurti ikën me vrap. Ndjekja, (që mbaron pas rreth 250 metrash), pastaj kapja dhe kontrolli gjatë rrugës që policët bëjnë se mos gjatë ikjes ka hedhur diçka, zgjasin 9 deri në 10 minuta gjithësej. Që në këtë kohë Lear Kurti (që mesa duke kishte gëlltitur kokainën) jep shenja e pare që nuk ndjehet mirë. Një shok i tij, që ishte gjithashtu ndaluar bashkë me të, tregon se Lear Kurti vuan nga epilepsia dhe se tre javë më parë ishte shtruar në spitalin Nënë Tereza. Policia verifikon që në të vërtetë i ishte dhënë ndihma për dehje, por këtë, në momentin e arrestimit nuk e dinë ende. Kështu lindi dhe hipoteza e epilepsisë.

Lear Kurti shoqërohet në komisariat për t’u identifikuar, por këtu gjëndja e tij shëndetësore përkeqësohet me shpejtësi. Thirret një ambulancë, por ai përkeqësohet sërish dhe atëherë pa humbur kohë tjetër e hipin në makinën e një patrulle dhe dërgohet në spital nga policia. Gjithësej në komisariat qëndron 4 deri në 5 minuta, siç tregojnë pamjet e telekamerave të brendshme që e kanë regjistruar të shtrirë në korridor. Kur mjekët e spitalit deklarojnë vdekjen e tij ora shënon 23:40. Kur policia iu afrua Lear Kurtit ndërsa ecte në rrugë, ishte ora 23:07. E gjithë tragjedia është konsumuar në 33 minuta. Çfarë mund të ketë ndodhur kaq përbindshëm në 33 minuta, pa lënë gjurmë në trupin e Lear Kurtit?

Edhe mbrëmjen e 21 janarit të 2011 Sali Berisha gënjeu dhe një video e demaskoi. Tani, ka një tjetër video që është në gjendje të përgënjeshtrojë sërish gënjeshtrat e tij. Berisha gënjen, e ka bërë këtë gjithnjë dhe do të vazhdojë ta bëjë deri në fund të jetës së tij. Fajin e vërtetë e ka kush vazhdon t’i besojë.

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Στογιαννη: 13/11/2022 20:58

    Bravo QË thua të vërtetën por NUK KUPTOJ SI LEJOHET AKOMA NJE i korruptuar si Sali Berisha të dalë dhe të flasë në demostrata dhe nuk e fusin në burg

    Përgjigju
  • ZENUN TYT REXHEP BULE ÖEKA [ KEPI ]: 22/10/2022 14:26

    Respekt për brilantin Karlo Bollino . Salhe bajga me bandën e tij të qelbur i gënjen mëndja se mund të kthehen prap në pushtet. Populli Shqiptar sja haron kurr krimet hajdutit kriminel malokut Salhe bajga.

    Përgjigju
  • Ali: 22/10/2022 04:47

    Nga kritik "pa doreza" i abuzivizmit berishian ne mbrojtes me topin mediatik i neokomunizmit rampallist.

    Përgjigju
    • XXX: 22/10/2022 10:40

      Ai mbron te drejton, ku klyshat e PD vetem vret dini. Juve ju ka ngel sahati ne 92.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?