Carlo Bollino: Dy fjalë për Ramën, kullën dhe Klanin Berisha

12 Gusht 2023, 15:32| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 18:24

  • Share

Prej ditësh mediat po diskutojnë për kullën gjigante të quajtur ‘Mali i Tiranës’, e cila do të ngrihet në vend të asaj që prej dekadash njihej si gropa e Hajdin Sejdisë. Dhe ashtu siç ndodhi me gropën tashmë i takon kullës të ngrejë polemika të mëdha.

Deri tani askush nuk e ka kritikuar vetë kullën apo vlerën arkitekturore të atij projekti dhe në fakt polemikat kanë të bëjnë me financuesit e saj. Një pjesë pretendon se pas këtij projekti fshihen paratë e familjes Berisha dhe kjo lë të kuptohet se Edi Rama, i cili ka firmosur leje ndërtimi, në fakt ka nënshkruar një marrëveshje me rivalin e tij të lashtë. Pyetja së cilës askush nuk i përgjigjet me besueshmëri është: por në këmbim të çfarë?

Domethënë çfarë do të merrte Rama nga familja Berisha në këmbim të këtij pakti? Teoricienët e konspiracionit përgjigjen të sigurt: Pushtet! Domethënë, Berisha do të kishte përçarë PD-në dhe do të kishte hequr dorë nga fitimi i zgjedhjeve, përfshirë edhe ato të 14 majit, duke marrë në këmbim të drejtën për të investuar në atë projekt miliardash.

Megjithatë hipoteza nuk qëndron, për të paktën tre arsye:
1) Nëse do të ishte kështu, atëherë do të imagjinohej pjesë e marrëveshjes Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e shpalli familjen Berisha ‘non grata’, por më pas edhe Lulzim Basha, reagimi i të cilit pas vendimit të DASH e shtyu Berishën të përçajë PD-në. Fakti që Basha sot drejton fushatën kundër kullës e hedh poshtë plotësisht këtë supozim. 

2) Kushdo që negocion për pushtet në këmbim të diçkaje është sepse e di se do ta humbasë atë: por Edi Rama dhe Partia Socialiste janë super solidë në mazhorancën e tyre (dhe PD dhe Berisha janë të dobët si kurrë më parë). Pastaj nëse Berisha do të kishte vetëm një mundësi për të fituar zgjedhjet, do ta luante këtë mundësi pa hezitim edhe sepse me metodën e eksperimentuar tashmë nga familja e tij, në vend të një kulle, duke qenë pushtet, do të ndërtonte 50. Pra edhe hipoteza e negociatave me Berishën për të qëndruar në qeveri është qesharake.

3) Leja e kullës është dhënë një vit më parë. Nëse Edi Rama e paska dhënë për të blerë Berishën dhe ‘Foltoren’ e tij, si ka qenë raporti i tij dhe i qeverisë me Saliun e me ‘Foltoren’ dhe si ka qenë me Bashën këtë vitin e fundit? Sepse rezulton që betejat Rama dhe qeveria i kanë pasur me Berishën, ndërsa po të dëgjojmë analistët i tij, Edi Rama “dashuritë politike” i ka pasur me Bashën, jo me Berishën! Prandaj planit fantazmë politik rreth kullës i mungon motivi. Por, atëherë cila është e vërteta?

Që kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, ai i ka habitur të gjithë duke thyer menjëherë një traditë të gjatë shqiptare të “mos e fal armikun”, pra ndëshkimit të të gjithë kundërshtarëve dhe mbështetësve të tyre. Ndryshe nga të tjerët, Rama, si një “demokristian ballkanik”, futi një formulë të re: miqtë e armiqve të mi mund të bëhen miqtë e mi.

Shumë socialistë u zhgënjyen dhe debati për mirësinë e kësaj zgjedhjeje është ende i hapur edhe sot, 10 vjet më vonë. Por Rama nuk ka qenë kurrë i dyzuar dhe kjo nuk shihet vetëm në marrëdhëniet e tij politike, mediatike dhe personale, por mbi të gjitha në klasën e sipërmarrësve që sot janë ndër më të spikaturit në vend: shumë nga ata kanë lindur ekonomikisht pikërisht në kohën e Berishës dhe Rama nuk i pengoi kurrë me asnjë vendim apo veprim të tij. Edhe për një llogari të thjeshtë pragmatike që në politikë vlen më shumë se hakmarrja: Biznesmenët e “armikut” ke interes me shume t’i kesh kundër apo afër?

Ndaj, të shohësh Ramën në një darkë me Gimin e Redbull, i cili sot del edhe ndër investitorët e super kullës ‘Mali i Tiranës’, mund të mos u pëlqejë ndonjë prej socialistëve që njohin lidhjet e tij të ngushta dhe historike me familjen Berisha, por nuk mjafton për të legjitimuar ekzistencën e një pakti politik misterioz rreth atij projekti. Nuk mjafton sepse Rama e ka bërë gjithmonë këtë. Është mënyra e tij për të qenë liberal dhe i lirë nga paragjykime personale, pikërisht e kundërta e Sali Berishës, i cili është joliberal dhe i lidhur ngushtë me paragjykime shekullore. Një karakteristikë që e rrit vlerën e Ramës në krahasim me rivalin e tij.

Pastaj, nëse pas Gimit të ‘Red Bull’ apo Ilir Shtufit, pronarit zyrtar të lejes së ndërtimit, fshihen vërtet paratë e pista të Shkëlzen Berishës, këtë jo vetëm që Edi Rama nuk mund të dijë, por mbi të gjitha nuk mund të jetë objekt i asnjë pakti. Sepse ky do të ishte një vepër penale dhe sigurisht që nuk do të jetë Edi Rama ai që do ta pengojë SPAK ta hetojë dhe ndoshta ta zbulojë.

Edi Rama bën mirë dhe ka të drejtë që mbron zgjedhjen e tij për të ndërtuar atë kullë si shumë të tjera që po ndryshojnë horizontin e kryeqytetit, por ka gabim që inatoset nëse dikush hipotizon se pas atij projekti mund të fshihen paratë e pista të klanit Berisha. Siç e ka përsëritur mijëra herë vetë Rama, përgjegjësitë janë personale dhe nëse dikush merre hua për të pastruar para të pista, është e drejtë që ai të japë llogari. Shtypi e ka për detyrë t'i stimulojë këto kontrolle, por është gabim të fantazosh për pakte politike që ekzistojnë vetëm në imagjinatën e atyre që i thonë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zerina Sheme: 14/08/2023 14:55

    I drejtë dhe i vërtetë Carlo Bollino..Komplimente për analizën me profesionalizëm të lartë dhe pa-anshmëri!

    Përgjigju
  • Elvira: 13/08/2023 15:28

    Qartè e saktè! Objektiv dhe i matur' respekt per ju e per analizat tuaja!

    Përgjigju
  • Dalu: 13/08/2023 13:04

    Analize e sakte.

    Përgjigju
  • e verteta;: 13/08/2023 10:00

    KORRUPSIONI NUK NJEH IDEALE POR DOLLARE.....

    Përgjigju
    • Ramadan Sefedini: 13/08/2023 12:58

      E. Rama është: Faqjja e zezë në kalin e bardhë. Rama numer 1. Duhet me e ditur ç’do mengjes sa e ka NDOTJEN eajrit dhe me kësi nderëtime (!?). Sa e rritë apo e zvoglonë NDOTJEN…?! NDOTJEA! Është kryefjala e jetes të banirëve dhe tjratat janë doren e dytë- të tretë…. Ky është vrastari i atdheut…. “SOFRA EINSTEIN “;Ramadan Sefedini Suedi

  • Alniku: 13/08/2023 07:09

    Jeni si gjithmonë i saktë z.Bollino Fatkeqësisht ne nuk njohim as kapitalin dhe as demokracinë.

    Përgjigju
  • Melami: 13/08/2023 02:21

    Te shohesh Ramen ne kafe e refene me Gimin, Pellumbin, Tomen, Gjergjin, Markun, Arbenin, Iljazin, apo Klodianin e te tjere eksponente te krimit te organizuar shqiptar dhe transnacional dhe me dosje male e vargmale per trafik droge, vrasje e kercenim e pastrim parash, nuk na qenka ndonje gje, sipas Karlos. Asocacioni, sipas tij, nuk ka rendesi se pergjegjesia eshte personale. Jo e Rames qe ha, pi e ben biznes "stratengjik" me keta. Interesante.

    Përgjigju
    • Sidrit Golemi: 13/08/2023 09:43

      ... A nuk kerkohen te depozitohen qe ne Dosjet pergatitore Certifikatat e Sigurise Bankare, ato te AntiKorrupsionit e ato Kunder Pastrimit te Parave?

    • Xhemoli: 13/08/2023 08:46

      harrove skenderbeun qe e beri kampion dhe ja la gati tjetrit... puneson ku e di sa punetor, 600-700 veta qe mbajne familjet me buke dhe s'eshte degju nji her fjala qe ka vonu rrogat. thuj inshalla ose shyqyr qe eshte ai investitori i kulles qe te pakten te behet dhe jo te ngeli si germadhe sic kishte ngel gropa e hajdin sejdise.

    • Sidrit Golemi: 13/08/2023 08:31

      A eshte kjo gratacele, per vendin dhe permasat qe ka ne projekt e qe do ngrihet, Subjekt i Analizes se Sigurise ne te gjitha pikeveshtrimet Cfare thone Certifikatat e Sigurise ne Dosjet perkatese per keta Persona, Investitore, Ndertues e Pronare te kesaj "Kulle"?

    • Or tej: 13/08/2023 07:54

      Mjafton te shohesh kush e ka shkruar artikullin dhe ske pse cuditesh or teeeejjjjj

  • Toni: 13/08/2023 00:01

    Bravo Carlo!!!

    Përgjigju
  • sali: 12/08/2023 23:20

    Analize e sakte prej nje gazetari profesionist e jo hakmares,Inatci e perfitues

    Përgjigju
  • Jaho: 12/08/2023 21:02

    Bollino ka te drejte

    Përgjigju
  • Artur: 12/08/2023 20:28

    OK, Carlo!

    Përgjigju
  • arben: 12/08/2023 17:19

    Saktë

    Përgjigju
    • Si mundet që i njeh kaq mirë të gjitha palët?: 13/08/2023 09:46

      E KE QAR PLAKO!!!????????

    • Gerdeci: 12/08/2023 20:30

      Drejt!

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?