Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho në një intervistë për Report Tv tha se dëmtimet dhe çarjet e disa rrugëve nga rrëshqitjet e dherave është një problematikë që këto akse e kanë pasur ndër vite, por që mbingopja me ujë nga reshjet e shiut bënë që ato të çedonin. Verdho tha se do të ketë studime gjeologjike të thelluar në këto akse në mënyrë që të parandalohet rrëshqitja e tyre në të ardhmen. Duke u fokusuar në rrugën Borsh-Sarandë, Verdho tha se kompania e mirëmbajtjes ka siguruar që korsia e mbetur e saj të vijojë qarkullimin me masa të shtuara sigurie duke mos ndërprerë kalimin e mjeteve në këtë aks kombëtar, ndërsa tha se në të ardhmen do të ndërtohet muri mbajtës dhe pilota që do të bëjnë shkarkimin e ujërave nëntokësor për të mos lejuar mbingopjen e tokës dhe rrëshqitjen e saj sërish.
"Ujërat sipërfaqësor që penetrojnë në brendësi të rrugës ka sjellë këto rrëshqitje. Rrëshqitjet e dherave në rrugën e Borshit shtyu edhe rënien e murit mbrojtës, që ishte aty pikërisht për të shmangur këtë. Janë marrë masat për të siguruar korsinë e vetëm të rrugës duke e vendosur atë në qarkullim me masat e duhura për të mos ndërprerë kalimin. Ky segment rrugor i bërë në 2008 dhe kishte një mur që duhet të ishte vendosur në situatë gjeologjike të favorshme dhe muri ka çeduar. Pas 2009 agonia e këtij muri mbahej nën vrojtim, por shkalla e lartë e mbingopjes së këtij muri ka bërë që ajo të shembej. Kompanitë merren vetëm me sipërfaqen dhe shtresën asfaltike të rrugës, duke i zgjatur në kohë jetën të gjithë problematiken gjeologjike që kanë rrugët. Në 2015 ka nisur studimin e disa rrëshqitjeve në aks ku prej tyre është edhe ajo e Borshit. ARRSH ka marrë masa që kjo korsi të jetë e fortë për kalimin e mjeteve, do ndërtojmë shtresat të reja të rrugës do të ndërtojmë pilota që të bëjmë shkarkimin e ujërave nëntokësorë", tha Verdho.
Verdho foli edhe për rrugën e bllokuar nga dëbora në Theth dhe Qafë- Thorë duke thënë se është ndërhyrë për pastrimin e tyre, ku trashësia e borës arrinte nga 40 cm deri në 2 metra e gjysmë në Qafë Thorë.
//ReportTv.al"Në veri kemi pasur ngrica më shumë se reshje që ka sjellë rënie të shtyllave të tensionit të mesëm në rrugë, janë marrë masa me OSHEE për largimin e tyre. Dje kishim problematikë në Theth ku u punua për hapjen e rrugës, ku trashësia e dëborës shkonte nga 40 cm në 2 metra e gjysmë në Qafë Thorë", tha Verdho.
Hajduti kerkon te mbroj hajdutin, duket hapur qe eshte pale..
PërgjigjuO kokerr kari hajdut, jo DO TE kete, por DUHET TE KISHTE pasur. Si u ndertokan rruget pa studim fizibiliteti??!!! Ajo rruga borshit duket qe eshte mbushur me cakull pa pasur parasysh se clloj terreni eshte, mgja kancer ju bofshin leket qe vidhni se i gjo nuk e bote te hajrit
PërgjigjuJa dhe nje zbulim tjeter U dashka bere studim gjeologjik ne te ardhmen kur te ndertohet Tallen me shqiptaret,dhe ne kohen e piramidave beheshin studime se ku do ndertoheshin ,nuk i ndertonin ne çdo lloj terreni
Përgjigju