Cara me banorët në Durrës: Në këto zgjedhje kemi përballë një bandë hajdutësh, do jemi në shërbim të qytetarëve

25 Prill 2023, 15:06| Përditesimi: 25 Prill 2023, 15:41

  • Share

1682428009_cara.JPG

Kandidati për kryetar të Bashkisë Durrës, Igli Cara ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Sektorit Rinia, të cilët i kanë shprehur mbështetjen e plotë për zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Cara nënvizoi se në këto zgjedhje ka përballë një bandë hajdutësh, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me socialistët.

Kandidati i koalicionit, deklaroi se Bashkia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.

Janë ata që paguajnë taksa dhe është detyrë e njësisë vendore t'i kthejë në shërbime.

Sektori Rinia është një nga zonat më piktoreske të Durrësit, megjithatë numri i banorëve është reduktuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, si pasojë e shpopullimit që ka prekur të gjithë vendin.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Kandidatët për Bashkitë e vendeve në terren, Sako: Jemi për barazi sociale, ndërtojmë 52 rrugë! Boçi: Do bëj më shumë për nevojat tuaja


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?