Capital T

Capital T me maskë të zezë në Wuhan të Kinës: Të thyejmë pak panikun!

11 Mars 2020, 18:37| Përditesimi: 11 Mars 2020, 18:42

  • Share

Capital T ka publikuar një foto me maskë të zezë dhe vendndodhje Wuhan të Kinës

Por komentuesit e zbuluan gënjeshtrën e tij të vogël.

Ata i thanë këngëtarit se fluturimet për në Wuhan ende nuk janë aq të shpeshta sidomos për udhëtarë të zakonshëm, më pas maska që ai ka vendosur është shumë e thjeshtë për të shkuar atje.

Të tjerë treguan se reperi mund të jetë në aeroportin e Shkupit pasi dallohet qartë emri i kafenesë së ndodhur atje.

Në fund rreperi është dorëzuar dhe ka vendosur të kthejë komentet, duke e konfirmuar se kjo ka qenë vetëm një lojë e tij, për të thyer pak panikun e krijuar.

Kujtojmë që Wuhan sot festoi shërimin e pacientit  të fundit të prekur me koronavirus dhe se Italia është kthyer në vendin më të rrezikuar të momentit.

Capital T

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?