Cani dhe Dollapaj u shkarkuan nga vetingu, plotësohet trupa e KLP, Eloida Goxhi dhe Moisi Duda marrin besimin e kolegëve

28 Janar 2021, 16:26| Përditesimi: 28 Janar 2021, 19:25

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është plotësuar ditën e sotme me 11 anëtarët, pasi prokurorët nga i gjithë vendi i kanë dhënë besimin Eloida Goxhit me 104 vota pro dhe prokurorit të Apelit Moisi Duda, me 238 vota pro dhe 19 të pavlefshme.

Goxhi zëvendëson kështu vendin e lënë bosh nga Besnik Cani, i cili më 27 shkurt 2020 u shkarkua duke qenë se i dolën probleme me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës. Ndërkohë që Moisi Duda zëvendëson Arben Dollapajn, i cili edhe ai wshtw shkarkuar nga vettingu. 

Në garë për këto dy vende vakante ishin 5 prokurorë: 

Z. Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;                    

Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;

Znj. Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;

Z. Albert Kulici, prokuror,  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;

Znj. Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. 

Plotësimi i vakancave të krijuara ishte parashikuar që të bëhej që në muajin nëntor, por Prokuroria e Përgjithshme pezulloi aplikimet, pas urdhrit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura, e për pasojë procesi u shty në kohë. Aktualisht KPL-ja ka 9 prokurorë, nga 11 që duhet të ketë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?