Cana zgjedh goglat dhe flet për finalen europiane: Tirana mezi po pret! Roma në çerekfinale me makthin e grupit

18 Mars 2022, 15:27| Përditesimi: 18 Mars 2022, 15:32

  • Share

Pas Champions League dhe Europa League sot është hedhur edhe shorti për fazën çerekfinale të Conference League, finalja e të cilit do zhvillohet në Tiranë në stadiumin ‘Air Albania’ më 25 maj. Ky është sezoni i parë i këtij kompeticioni dhe goglat ditën e sotme u tërhoqën nga ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana i cili iu foli të pranishmëve edhe për organizimin në Tiranë.

Cana u shpreh se kjo ‘është hera e parë që Tirana organizon një finale të tillë’ dhe shtoi se ‘vendi ynë do të bëjë gjithçka për ta mirëpritur me sukses’.

Sa i përket shortit ai ishte mjaft interesant pasi Romës së Jose Mourinho-s i ra që të ndeshej me norvegjezët e Bodo Glint, që në fazën e grupeve i mposhtën italianët me shifrat e turpshme 6-1. Për Romën kjo është një mundësi hakmarrje dhe një hap tjetër që duhet hedhur për të mbërritur në finalen e Tiranës.

Sfidat tjera sipas shortit ishin: Feynord-Slavia Praga, Marseille-PAOK dhe Leicester-PSV.

Ndërkohë më herët shorti i Europa League për fazën çerekfinale vendosi përballë: Leipzig-Atalanta, Frankfurt-Barcelona, Ëest Ham-Lyon dhe Braga-Rangers.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?