Camilla pati marrëdhënie me Charls kur ishte ende i martuar, Elizabeth II i jep bekimin: Do të bëhet mbretëreshë e Anglisë

6 Shkurt 2022, 09:41| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 10:55

  • Share

Dukesha Camila, bashkëshorte e Princit Charls, do të bëhet mbretëreshë në të ardhmen. Ka qenë mbretëresha Elizabeth II ajo që i ka dhënë fund çdo dileme, në 95- vjetorin e lindjes së saj. Camilla është cilësuar një figurë kontroverse, e kritikuar për marrëdhënien e saj me princ Charles në kohën kur ky i fundit ishte ende i martuar me princeshë Dianën, para se të ndërronte jetë.

Elizabeth II ka përdorur mesazhin e saj të jubileut Platinum për të mbështetur Dukeshën e Cornwall-it si Mbretëreshë, duke formësuar të ardhmen e monarkisë në momentin historik të saj. Në ndërhyrjen jashtëzakonisht të rëndësishme, sovranja 95-vjeçare shprehu ‘dëshirën e saj të sinqertë’ që Camilla, e cila filloi një lidhje me Charles kur ai ishte ende i martuar me Princeshën Diana, të njihet si Mbretëresha Consort, kur burri i saj të bëhet Mbret.

“Është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë koha, Camilla të njihet si Queen Consort”, shkruan ajo.

Ekspertët e quajtën mesazhin “të jashtëzakonshëm” dhe thanë se ai tregoi vendosmërinë e Mbretëreshës për të dëshmuar vazhdimësinë e një monarkie, të drejtuar nga ajo në 70 vitet e fundit.

Në mesazhin e saj, Mbretëresha Elizabetë shkruan: “Kur, në kohën e duhur djali im Charls të bëhet Mbret, e di që do t’i jepni atij dhe bashkëshortes Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si Mbretëresha Consort, ndërsa vazhdon shërbimin e saj besnik”.

Camilla ka refuzuar të mbajë titullin princesha e Uellsit, në nderim të princeshë Dajanës e cila humbi jetën në një aksident të rëndë më 31 gusht 1997.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?