Cameron viziton trupat britanikë të NATO-s në Kosovë: Jemi krenarë që po ndihmojmë një vend të pavarur dhe sovran

4 Janar, 20:55| Përditesimi: 4 Janar, 20:57

  • Share

1704398207_davidcameron.PNG

Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron gjatë vizitës në Prishtinë ka takuar edhe trupat e Mbretërisë së Bashkuar që ndodhen në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar e di se po ndihmon në atë që është e drejtë dhe po luan një rol jetin në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për të shmangur shfaqjen e konflikteve të së shkuarës.

“Britania po ndihmon me të gjitha ato gjëra dhe është e drejtë që ne e bëjmë. Stabiliteti në Ballkan, siguria në Ballkan, ndalimi i atyre që duan të krijojnë stabilitet dhe të krijojnë probleme, ky është një interes i drejtpërdrejtë kombëtar britanik dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu duke falënderuar trupat tona për punën që bëjnë. Duke punuar me qeverinë e Kosovës dhe duke i ndihmuar me agjendën e tyre dhe duke e njohur këtë është një vend i pavarur sovran që meriton mbështetjen tonë teksa ata përpiqen drejt sigurisë dhe suksesit. Mbretëria e Bashkuar është krenare për mbështetjen e saj të gjatë për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe ne po luajmë një rol jetik në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për të siguruar që konfliktet e së kaluarës të mos ndizen edhe një herë”- tha Cameron teksa vizitoi trupat britanikë.


Lajmi kryesor:

Cameron në Prishtinë: Britania mbështetëse e madhe e së drejtës së Kosovës për t’u njohur nga të tjerët! Me rëndësi stabiliteti në rajon


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?