Calvin Harris

Calvin Harris: Kur të bëhem 50-vjeç do të lë punën si DJ

24 Shkurt, 14:59| Përditesimi: 24 Shkurt, 15:05

  • Share

Calvin Harris DJ me famë ndërkombëtare ka zbuluar se do ta lërë punën si DJ sapo të shkoj 50 vjeç. Skocezi muajin e kaluar mbushi 40 vjeç dhe në një intervistë të dhënë në programin radiofonik Capital Dance u shpreh se me siguri do të vazhdojë të jetë DJ vetëm për 10 vitet e ardhshme të jetës së tij.

Harris tha se hyrja në dekadën e tij të katërt "ndihet mirë", megjithëse nuk ishte saktësisht i emocionuar për ditëlindjen historike.

“Gjithmonë kam thënë se kur jam mbi 50 vjeç, nuk e shoh veten ende duke bërë DJ. Mendoj se më mirë do të jem në studio duke bërë melodi, si producentët fantazmë ”, shprehet fituesi i Grammy-t, i cili qëndron pas hiteve  të njohura si “We Found Love” e Rihanna-s dhe “One Kiss” e Dua Lipës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?