Calja e mbyll me dy të argjendta Botërorin e peshëngritjes, Qerimaj jashtë medaljeve për dy kilogramë

10 Dhjetor 2021, 17:30| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 17:39

  • Share

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka arritur rezultate historikë në kampionatin Botëror. Elbasanasi ka fituar të artën në stilin e shkëputjes dhe dy të argjendta në dygarësh dhe shtytje. Calja për më tepër ishte shumë pranë të artës në dygarësh, por e humbi atë vetëm për një kilogramë. Peshëngritësi shqiptar ngriti në total 342 kilogramë, vetëm një më pak se kundërshtari nga Indonezia Abdullah.

Në stilin e shkëputjes ku fitoi të artën, Calja realizoi të tre provat, me rezultatin më të mirë që ishte 156 kilogramë. Ndërkohë në stilin e shtytjes Calja në provën më të mirë ngriti 186 kilogramë, ndërsa indoneziani 192 kilogramë. Në kategorinë deri në 73 kilogramë garoi sot edhe peshëngritësi tjetër Erkand Qerimaj, i cili për dy kilogramë humbi zonën e medaljes në dygarësh. Qerimaj u rendit i katërti me 333 kilogramë në total.

Peshëngritësja e parë për Shqipërinë që garoi në Botërorin e Uzbekistanit ishte Evangjeli Veli, ndërsa të shtunën do jetë rradha e Daniel Godellit dhe Krenar Shoraj.


Lajmi kryesor:

Botërori i peshëngritjes, Briken Calja bën historinë! Fiton medalje të artë në stilin e shkëputjes


Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?