Nations League

Caktohet shteti që pret final-four në Nations League

29 Nëntor 2022, 22:54| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 15:30

  • Share

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur se Holanda do të presë për herë të parë finalet e Nations League. Qytetet e Roterdamit dhe Enschede janë zgjedhur nga Federata Holandeze e Futbollit për të pritur ndeshjet. Gjysmëfinalet do të jenë më 14 dhe 15 qershor 2023, ndërsa finalet për e tretë dhe të parë do të bëhen më 18 qershor 2023.

Shorti për përcaktimin e çifteve për gjysmëfinalet do të hidhet në janar 2023 në Nyon (data dhe ora nuk janë caktuar ende). Holandës do t’i bashkohen në finalet e Nations League, Kroacia, Italia dhe Spanja.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?