Kronikë

Një ditë pas rikthimit në detyrë të Haki Çakos, i hapet rruga kontrollit të KLSH për strukturat e emergjencave civile: Auditim të tenderimeve për blerjen e pajisjeve

4 Gusht 2021, 19:27| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 19:31

  • Share

Pas bllokimit të kontrollit të KLSH-së të strukturave të Emergjencave Civile se kreu i këtij institucioni Haki Çako ishte me pushime, rikthimi i tij në detyrë, i ka hapur rrugë auditimit të KLSH për të gjitha tenderimet  e viteve të fundit për blerjen e pajisjeve të emergjencave. Ishte kreu i KLSH, Arben Shehu pak ditë më parë i bëri thirrje Haki Çakos të linte pushimet për t'u rikthyer në detyrë dhe lejuar KLSH-në të niste kontrollin. Ditën e sotme KLSH ka nisur zyrtarisht kontrollin në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave.

Kontrolli i KLSH ka nisur në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme që lidhet me emergjencat civile ,në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor, të gjitha pajisjet që janë në dispozicion për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vendi.

Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajisjet bazë.

Vetë Çako, në një intervistë për Report Tv, mohoi që kontrolli i KLSH ishte refuzuar duke thënë se po procedohet kërkesa për auditim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?