Cakaj takon Komisionerin e Zgjerimit: Metodologjia e re, të bindë vendet anëtare të japin dritën jeshile

27 Shkurt 2020, 20:19| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 20:28

  • Share

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është takuar me  Komisionerin për Zgjerim, Olivér Várhelyi në Pragë. Temë e takimit ka qenë hapja e negocitave për Shiqipërinë dhe se metodologjia e re e integrimit nga BE të bind vendet anëtare që të japin dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Cakaj tha se me metodologjisë së re e bën procesin më të besueshëm dhe kjo duhet t'i shtyjë vendet anëtare për të avancuar me çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

“Paraqitja e metodologjisë së re tashmë e ka bërë procesin e negocimit për anëtarësim më të besueshëm, më të parashikueshëm dhe më dinamik. Mbi këtë bazë, ne shpresojmë se vendet anëtare do të marrin një vendim pozitiv për fillimin e negociatave me Shqipërinë bazuar në të arriturat madhore të saj.” - shkruan Cakaj.

Brenda pak ditësh pritet të dalë edhe Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, për të treguar edhe njëherë se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE, ndërsa në Samitin e  Zagrebit do të vendoset për të ardhmen e Shqipërisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?