Cakaj takon Grlić-Radman: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, Presidenca kroate e vendosur për hapjen e negociatave

16 Shkurt 2020, 13:32| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 13:33

  • Share

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Takimi është zhvilluar gjatë qëndrimit në Gjermani, ku tema kryesore e diskutimit të takimit ishte nisja e procesit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë, gjatë Presidencës Kroate.

Cakaj në një postim në rrjetet sociale për sa i përket takimit, bëri me dije se gjatë mandatit të saj, Presidenca Kroate po synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“U pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim dhe tani është koha që BE ta gjejë ujdinë e brendshme për t'i dhënë shtysë të re procesit të zgjerimit në përgjithësi!”- përfundoi Cakaj postimin e tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?