Gent Cakaj dhe Anze Logar

Cakaj takim me homologun slloven: Të vijohet puna me reformat për të ecur para me integrimin

6 Korrik 2020, 16:25| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 16:31

  • Share

Rritja e bashkëpunimit dhe forcimit të ekonomisë, arsimit dhe turizmit, por dhe vijimi me reformat e nisura për të ecur para me integrimin e Shqipërisë  ishin disa nga çështjet në fokus të takimit të ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe homologun e tij slloven Anže Logar.

Në takimin e zhvilluar gjatë vizitës së Cakajt në Slloveni, u theksua rëndësia e vazhdimit të reformave në mënyrë që Shqipëria të vijojë rrugën e saj drejt procesit të anëtarësimit në BE si dhe u vlerësua pozitivisht bashkëpunimi i dy vendeve në kuadër të OSBE.

“Mirënjohës ndaj Sllovenisë për mbështetjen dhënë Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe pandemisë COVID-19.”- tha Cakaj gjatë konferencës së mbajtur për shtyp, pas takimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?