Cakaj në Selanik

Cakaj në Selanik: Fokusi tek hapja e negociatave dhe liberalizimi i vizave me Kosovën

24 Shkurt 2020, 16:01| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 16:03

  • Share

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane, të zhvilluar në Selanik.

Në një reagim në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë, Cakaj u shpreh se iu vu theksi dy çështjeve tepër të rëndësishme.

Pjesëmarrësit theksuan domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një masë thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal dhe për të lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor.

Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në rajon.

Gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa hezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë sipas meritave të saj madhore!”,  përfundoi Cakaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?