Ministri Gent Cakaj dhe Komisioneri i OSBE-së, Kairat Adbrakhamanov

Cakaj në Hagë, takim me Komisionerin e OSBE për Pakicat Kombëtare

18 Dhjetor 2020, 16:30| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 16:33

  • Share

TIRANË-Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Hagë, gjatë të cilës ka zhvilluar një takim me Komisionerin e Lartë të sapozgjedhur të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kairat Adbrakhamanov.

Në takim me Komisionerin e Lartë Adbrakhamanov, Cakaj theksoi se biseda u përqëndrua në çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. 

“Shpalosëm informacion të hollësishëm edhe për disa praktika të tjera atje, lidhur me pamundësinë e përdorimit të hapur të simboleve kombëtare dhe nënpërfaqësimin e rëndë në institucione shtetërore.”- vijoi Cakaj në një postim në facebook, lidhur me takimin.

Gjithashtu, Kryediplomati bëri me dije se gjatë takimit u siguruan se kjo çështje do të trajtohet me përparësi të plotë nga Komisioni i OSBE-së për Pakicat Kombëtare.

“Mirënjohje e pamatë për Komisionerin, për qasjen konstruktive në mbledhjen e sotme e ne do të vazhdojmë pakursyer për ta shtruar në çdo rrafsh ndërkombëtar fatin e vëllezërve tanë në Luginë.”- përfundoi Cakaj reagimin e tij.

 

Ministri Gent Cakaj dhe Komisioneri i OSBE-së, Kairat Adbrakhamanov

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?