Gent Cakaj

Cakaj: Mbështetje financiare për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në qytetin e Tuzit, së shpejti hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin

21 Dhjetor 2020, 13:30| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 13:34

  • Share

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook se pas mbështetjes financiare për ngritjen e librarisë së parë me literaturë në gjuhën shqipe në Ulqin, është vendosur të jepet mbështetje financiare për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në qytetin e Tuzit.

Ai në postimin e tij ka theksuar se është marrë përsipër edhe pajisja me literaturë bashëkohore të këtyre shkollave.

”Derisa të ngrihet Fondi Ndër-Shtetëror për Mbështetjen Financiare të Shqiptarëve në Mal të Zi, ne do të vijojmë me mbështetje financiare të projekteve me rëndësi për ruajtjen e ngritjen e arsimit shqip në Mal të Zi” është shprehur Cakaj.

Në fund të postimit ai ka thënë se për një kohë të shkurtër do të hapet edhe Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?