Cakaj do të kandidojë për deputet në Kosovë? Vjen reagimi nga PDK: E ka derën e hapur

29 Dhjetor 2020, 21:01| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 21:04

  • Share

Gent Cakaj ka dhënë sot dorëheqjen nga pozicioni i ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme në Shqipëri. Pas dorëheqjes, në Kosovë u ngritën aludimet se Cakaj mund t’i bashkohet listës zgjedhore së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lidhur me këtë çështje ka folur deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, i cili ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare për sa i përket kësaj çështje, por që derën e ka të hapur.

“Të them të drejtën janë të mirëseardhur dhe të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë derën e hapur në PDK. Mendoj që edhe përgjigja e tij ishte konkrete. Është i mirëseardhur çdo qytetar, por mbetet zotëri Cakaj që të mendoj vetë se a dëshiron që ti bashkohet politikës apo të fokusohet tek familja e vet, apo plane të tjera. Ne nuk kemi ndonjë informacion konkret. Nuk ka konfirmim konkret. Po flas në kuptimin zyrtar të PDK-së”, tha Hoxha në një emision në Kosovë.

Komento

Komente

  • Agron: 29/12/2020 21:42

    Levizje e duhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?