Ministri Cakaj në komunikim me Ministren Edtstadler

Cakaj bisedë me ministren austriake: Fokusi në bashkëpunimin për pandeminë dhe integrimin e Shqipërisë

4 Maj 2020, 12:10| Përditesimi: 4 Maj 2020, 12:13

  • Share

Masat e marra për të përballuar COVID-19 dhe procesi i integrimit ishin në fokus të një bisede mes ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe Ministres federale për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën të Austrisë, Karoline Edtstadler.

Në një reagim në facebook, Cakaj theksoi se diskutimi me Ministren Edtstadler u ndal edhe në përgatitjet që Shqipëria ka ndërmarrë, për të vazhduar punën e mirë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

Nga ana e saj, ministrja Edtstadler gjatë bisedës, shprehu edhe një herë mbështjen e plotë të Austrisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Pavarësisht COVID-19, ne kemi ruajtur vëmendjen tek prioritetet themelore në procesin e integrimit evropian.”- siguroi Cakaj në përfundim të reagimit të tij.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?