Gent Cakaj

Cakaj bisedë me drejtorin e zgjerimit Danielsson: BE mbështet Shqipërinë për integrimin dhe COVID-in

22 Prill 2020, 16:37| Përditesimi: 22 Prill 2020, 16:40

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme zhvilloi një bashkëbisedim online me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

Në një reagim në facebook, Cakaj bëri me dije, se në këtë komunikim nënvizuan veçanërisht faktin, se pas çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, duhet shtuar angazhimi për plotësimin e të gjitha detyrimeve të nevojshme në rrugën e anëtarësimit.

“Po ashtu, biseduam edhe rreth bashkëpunimit mes Shqipërisë e BE-së në luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019”- shtoi i Cakaj.

Në përfundim të postimit të tij, Cakaj tha se komunikimi me BE-në në këto rrethana është i vazhdueshëm dhe përparimi drejt BE-së është i sigurt, sikurse fitorja e përbashkët mbi pandeminë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?