Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj

Cakaj: Bashkëpunim i shtuar rajonal për të tejkaluar pasojat e COVID-19

27 Maj 2020, 12:23| Përditesimi: 27 Maj 2020, 12:25

  • Share

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të shtuar rajonal për të tejkaluar pasojat e COVID-19.

Cakaj mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane, ku sipas tij kjo nismë ka rëndësi të veçantë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të përpjekjeve të përbashkëta në procesin e anëtarësimit në BE.

Në një reagim në Facebook Cakaj theksoi se diskutimi u përqendrua në masat e përbashkëta të marra nga të gjitha vendet në luftën kundër COVID-19, domosdoshmërinë e hapjes së kufijve dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e turizmit, mjedisit, infrastrukturës dhe transportit.

“Shqipëria vazhdon të luajë rol të pazëvendësueshëm në nismat rajonale dhe të bëjë punë të fortë e sistematike në të gjitha projektet e nevojshme për të përparuar tutje drejt Bashkimit Evropian.”- përfundoi reagimin e tij Cakaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?