Tubacioni i ujësjellësit të Bovillës

Çahet tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bovillës, uji ngrihet disa metra në ajër! UKT: S’ka për të pasur ndikim në furnizim

6 Korrik 2023, 10:57| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 11:15

  • Share

Tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bovillës është çarë dhe dëmtuar në disa segmente të tij, duke bërë që uji të ngrihet në ajër deri në disa metra.

Sipas raportimeve nga mediat tubacioni është çarë që mbrëmjen e djeshme për shkak të punimeve të Ujësjellës Kanalizime Tiranë  në zonën e njohur ‘Kafja e Rremës’.

Sipas njoftimeve të deritanishme grupet e UKT-së  janë nisur për të riparuar tubacionin, shpërthimi i të cilit s’ka për të pasur ndikim në furnizim.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/07/2023 01:48

    Absurdi ne kete histori eshte fakti qe vete UKT eshte shkaktari i demtimit,vete e prishen,po vete do t'a ndreqin.//Profesionalizem//,nuk ke se c'te thuash!!!

    Përgjigju
  • Turi: 06/07/2023 11:33

    Normal qe do cahen , keta qe marin tenderat vendosin mbeturina se kontrolli shtetit nuk egziston sepse jane njerezit e tyre qe i marin tenderat Albanistan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?