Çahet tubacioni, masakër mjedisore në Porto Romano, tonelata në det, qytetarët mbushin naftë me bidonë

16 Prill 2020, 17:05| Përditesimi: 16 Prill 2020, 21:02

  • Share

Masakër mjedisore në Porto Romano të Durrësit, ku një tubacion karburanti që furnizon tankerat e karburanteve në atë zonë është çarë.

Për pasojë disa tonela nafte janë derdhur në një kanal i cili derdhet në det. Problemi ka ndodhur disa ditë më parë, ndërkohë në pamjet e siguruara nga Report Tv shihen qytetarë të cilët me bidonë plastikë mbushin naftë nga kanali.

Edhe pse problemi në tubacion tashmë është rregulluar pasojat mjedisore mund të jenë të shumta, pasi ende në kanal shihet prezenca e naftës e cila përfundon në det. Edhe pse nuk jemi në një situatë ku pushuesit të kenë pushtuar bregdetin sërish ka ndikim mjaft negativ tek gjallesat ujore dhe në ndotjen e ambientit.
1587063573_bidona.jpg

Qytetarë me bidonë plastikë duke mbushur naftë nga kanali

Komento

Komente

  • Tironsi ne Gjermani: 17/04/2020 11:10

    Hajde popull hajde, qe pjell keta pushtetare dhe i mban ne fuqi me dekada...

    Përgjigju
  • Kafsha: 17/04/2020 08:13

    Duke pare bajga neandërtalë qylxhinj qe marin nafte me menyre te shemtuar, hajdutë , kupton qe i gjithë shteti perbehet nga hajdutë sepse populli qe lind keta bij e bija pushtetare, eshte vete hajdut e primitiv

    Përgjigju
  • BENI: 16/04/2020 23:30

    HAJDE SHTET HAJDE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?