Çahet sërish opozita, PD braktis
Komisionin e Ligjeve,qëndron LSI

14 Nëntor 2017, 10:33| Përditesimi:

  • Share
Komisioni i Ligjeve ka ndarë edhe ditën e sotme frontin e bashkuar opozitar. Anëtarët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen, por nuk janë ndjekur nga kolegët e LSI. Këta të fundit kanë qëndruar në Komision, ku po shqyrtohet seanca dëgjimore me komisionerët e Avokatit të Popullit, ndërsa janë larguar të djathtët. 

Deputeti demokrat, Eduard Halimi, debatoi me kolegun e majtë, Ulsi Manja, për garën për zgjedhjen e komisionarëve, teksa kërkoi të anulohet procedura dhe të hapet nga e para gara.  

Halimi: Avokati i Popullit ka kerkuar nderprerjen e procedures dhe hapjen nga e para te gares. Procedura u hap nga avokati i pare ne largim, te anulohet. Mbeshtesim kerkesen e Avokatt te Popullit.

Manja: Avokati i meparshem ishte ende ne detyre kur ka hapur garen per 5 komisionere. Avokati i meparshem nuk eshte ne shkelje.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?