Cagliari i dobët për Interin, zikaltërit kapin Milanin dhe Napolin në krye! At.Madrid e frikshme, 'shpartallon' Vallecano-n (VIDEO)

29 Gusht 2023, 09:19| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 10:50

  • Share

Interi i është bashkuar Milanit dhe Napolit në krye të Seria A, pasi zikaltërit kanë kaluar pa probleme Cagliari-n në ndeshjen e fundit të javës së dytë të kampionatit. Në Sardenja të besuarit e Inzaghit fituan 0-2 një ndeshje që e vulosën që në pjesën e parë.

Në minutën e 21 pas disa këmbënguljeve të njëpasnjëshme ishte Dumfries, i cili zhbllokoi shifrat. Interi nuk e la me kaq dhe falë presionit ndaj të zotëve të shtëpisë arriti të dyfishonte me të përhershmin Lautaro Martinez. Ky i fundit u ngjit në kuotën e 3 golave, duke barazuar Osimhen-in e Napolit, por edhe Giroud-in e Milanit. Sakaq të treja skuadrat pas javës së dytë të kampionatit janë në kuotën e 6 pikëve, po aq sa edhe Verona.

 

Sfida tjetër e ditës së hënë në Seria A mes Salernitana-s dhe Udinese-s u mbyll me shifrat 1-1.

Ndërkohë në La Liga Atletico Madrid ka shpërtalluar me shifrat 7-0 Rayo Vallecano-n ku luan edhe Ivan Balliu. Serinë e golave e nisi Griezman dhe më pas vijoi me Depay-n, Molina-n, Morata ‘dopietë’, Correa dhe në fund Hermoso. Kjo ishte fitorja e dytë në 3 javë kampionat për Atletico-n, por mënyra se si erdhi ky trepikësh është një sinjal i qartë si për Barcelonan ashtu edhe për Real Madrid. 3 skuadra të cilat luftojnë për titull kampion.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 29/08/2023 11:30

    AMALA FORZA INTER AMALA..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?