Çaça në ‘Repolitix’: Berisha nuk e ka mbështetjen nga shumica e grupit parlamentar! Kalaja: Nuk mund të ketë bashkim, procesi është i njëanshëm

12 Prill 2022, 22:53| Përditesimi: 12 Prill 2022, 23:01

  • Share

TIRANË- Ndonëse sillet si kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e ka mbështetjen e shumicën e grupit parlamentar. Kështu deklaron në emision ‘Repolitix’ në Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça. Sipas tij, zgjedhjet që ka nisur Berisha në bazë për të riorganizuar degët është një proces përjashtimi, që nuk i shërben aspekt në këtë moment situatës në PD dhe bashkimit të demokratëve.

“Berisha nuk e ka maxhorancën e grupit parlamentar. Sot ka qenë debat edhe në kuptimin e llogaridhënies së Berishës për gjithë procesin në bazë. Nuk është proces bashkimi, por përjashtimi. Proces që kërkohet të bëhet një parti seç e ka pas menduar Berisha dhe po ecet në atë trajektore. Në fier nga 5 mijë anëtarë kanë votuar rreth 804 persona, pjesëmarrje e ulët. Grupi ka pasur që të shtyhen zgjedhjet në bazë për kryetarët dhe kuvendi i 30 prillit”, tha Çaça në Repolitix.

Anëtari i Këshillit Kombëtar Aulon Kalaja thotë se në këtë moment partia po udhëhiqet nga Sali Berisha, pavarësisht se ende nuk ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit. Kalaja thotë se kjo duket vetëm nga qëndrimi i grupit parlamentar që i kërkon Berishës të ndalë zgjedhjet që ka nisur në bazë, por edhe Kuvendin Kombëtar të thirrur më 30 prill. Ai thekson se procesii zgjedhjeve që po organizon Berisha është i njëanshëm dhe nuk mund të sjellë bashkimin e demokratëve.

“Është fakt që po ecet sipas axhendës së Sali Berishës, po shihet që është kërkuar nga shumica e grupit shtyrjen e kuvendit, kemi Berishën që udhëheq dhe kemi grupin që i kërkon spostimin e axhendës. Bashkimin e kërkojnë brenda Kuvendit që po organizon Berisha. Nuk mund të ketë bashkim në një proces që është deri diku i njëanshëm. Organizmi që po bëhen në degë, 4 degë kanë përfunduar, të dielën tjetër janë pothuajse treçereku i Shqipërisë, do përfundojë brenda datës 20”, tha Kalaja.

Sot deputetët e PD-së zhvilluan një mbledhje që zgjati plot 7 orë, por pavarësisht kësaj nuk u arrit në asnjë zgjidhje konkrete që do të çonte në bashkimin e demokratëve. Për Enkelejd Alibeajn, Sali Berisha i shpallur 'Non Grata' duhet të qëndrojë jashtë grupit të PD dhe të Rithemelimit, e të pezullojë zgjedhjet në bazë. Ndërsa Berisha nuk tërhiqet, por akuzoi diplomatët se po i ushtrojnë presion Apelit për kuvendin e 11 dhjetorit. E vetmja pikë që duket se i afronte disi ishin propozimet e Lefter Gështenjës. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?