Gazment Bardhi

Byroja Kombëtare e Hetimit reagon ndaj akuzave të Gazment Bardhit: Rekrutimi i punonjësve, në bazë të ligjit! Çdo dyshim keqdashës nuk do të na pengojë

31 Korrik 2023, 16:06| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 16:37

  • Share

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar pas disa akuzave drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ndaj këtij institucioni. Bëhet fjalë për një deklaratë në seancën plenare të datës 20 korrik, ku Bardhi aludoi mbi procesin e rekrutimit të saj dhe nxjerrjen e sekretit gjatë kryerjes së detyrës.

Në reagim thuhet se Drejtori i BKH-së s’ka të drejtë të kërkojë hetime kur nuk është vetë i përfshirë.

“Procesi i rekrutimit të gjithë punonjësve, në zbatim të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, duke filluar që nga Drejtori i BKH-së, kalon në disa faza të detajuara, të mirëpërcaktuara nga një Komision i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, dhe dy Prokuror të Posaçëm, si dhe është monitoruar në çdo fazë nga një Komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale të caktuar nga misionet e SHBA -së dhe BE-së.

Byroja Kombëtare e Hetimit gjatë kryerjes së detyrës udhëhiqet nga misioni për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, në mënyrë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm , me kryefjalë ”ruajtjen e sekretit për çdo veprim që kryen “, në bazë të ligjeve në fuqi.

Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit i ka të parashikuara në ligj shumë qartë detyrat funksionale përsa i përket pjesës hetimore dhe asaj administrative e organizative. Parashikimet ligjore nuk i japin të drejtë Drejtorit të BKH-së të njihet, marrë apo të kërkojë informacion mbi hetime, kur nuk është vetë i përfshirë në kryerjen e veprimeve si hetues.

Byroja Kombëtare e Hetimit si një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme, nga fillimi i funksionimit të saj ka treguar integritet, paanshmëri, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit të saj, kjo e shprehur edhe me rezultatet e deritanishme.

Garantojmë opinionin publik se çdo dyshim keqdashës i pabazuar që cënon imazhin e institucionit nga cilido dhe kudo, nuk do të na pengojë dhe as do të ndikoj në përmbushjen e detyrimeve tona ligjore.”- thuhet në reagimin e plotë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 31/07/2023 19:29

    Vet e ka fajin si BKH dhe SPAK qe e lane pa gjykuar Bardhin per krijimin e grupeve militante te mbrojtjrs se votes ,ku u vra mjeku Pjerin Xhuvani dhe ky karafil nuk direzpi vradesin tek policia.Ky duhet te ishte ne burg bashje me Salianj babalen jo te kaksrisin gjoja si opozitsr.Furoni denglat e ketyre tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?