Byroja Kombëtare e Hetimit anëtarësohet në rrjetin operacional të financuar nga Komisioni Europian

12 Korrik 2023, 17:21| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 21:25

  • Share

Byroja Kombëtare e Hetimit është anëtarësuar në Rrjetin Operacional On Network, një projekt i financuar nga Komisioni Evropian.

Anëtarësimi i BKH-së në këtë rrjet operacional u nënshkrua nga Drejtori i BKH-së Znj. Aida Veizaj (Hajnaj) dhe Drejtori i Antimafias italiane Z. Maurizio Vallone.

“Projekti, me mbështetjen e rëndësishme të Europolit, përbën një mjet të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, që ndihmon në shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional, për hetimin e grupeve kriminale ndërkombëtare, që përbëjnë një kërcënim për Bashkimin Evropian dhe për vendet e tjera anëtare”, shkruhet në deklaratën për shtyp.

Aktualisht, në këtë rrjet të rëndësishëm marrin pjesë 37 shtete dhe 44 agjenci/polici evropiane dhe më gjerë. Pjesë e tij janë dhe forca policore nga vende të ndryshme jo-evropiane si FBI e SHBA-së, Policia Mbretërore Kanadeze, Policia Australiane si edhe polici të Amerikës së Jugut.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?