Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për Gjuzin, përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi

29 Qershor 2020, 14:01| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 14:09

  • Share

Byroja e Kuvendit ka lënë sot në fuqi vendimin për përjashtimin e deputetit Kujtim Gjuzi, i cili ka një histori të gjatë përplasje në seancat plenare me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, që e kishte paralajmëruar disa herë deputetin.

Vendimi është marrë që me datë 23, por për shkak se nuk ishte i pranishëm u apelua nga Kujtim Gjuzi, i cili tashmë duhet të qëndrojë jashtë Kuvendit deri me datë 1 korrik.

"U zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuvendit

Sipas Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuendit, për shqyrtimin e ankesës  së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për  Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë”.

Byroja vendosi përjashtimin e deputetit Kujtim Gjuzi nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose seancë plenare deri më datë 1 Korrik."

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?