Byreku i shkrifët i Kosovës/Mantija me mish dhe qepë nga zonja Albana

7 Mars 2023, 11:45| Përditesimi: 7 Mars 2023, 11:48

  • Share

Mantija me qepë dhe mish

Përbërësit:

Për brumin:

  • 500 gr miell
  • 250 ml ujë
  • 1 lç kripë

Për mbushjen:

  • 250 gr mish i grirë
  • 3 kokrra qepë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht zemë brumin duke vendosur në një tas miellin, ujin dhe kripën. E lemë brumin të pushojë.

Ndërkohë kaurdisim qepët së bashku me mishin e grirë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë pak ujë dhe e lemë mishin të ziejë. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës.

Ndërkohë që mbushja ftohet hapim një petë të madhe. E ndajmë petën në katrorë ku në secilin katror vendosim nga një lugë kimë. I vendosim mantijat në një tavë, i lyejmë me furçë me yndyrë dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?