Byreku i Ditës së Verës me 12 barishte nga zonja Albana

13 Mars 2023, 12:09| Përditesimi: 13 Mars 2023, 12:11

  • Share

Byrek me 12 barishte

Përbërësit:

  • 1 pako petë
  • Spinaq
  • Pazi
  • Hithra
  • Lëpjetë
  • Labot
  • Presh
  • Qumështore
  • Qepë të njoma
  • Hudhra të njoma
  • Majdanoz
  • Nenexhik
  • Koper
  • 4 vezë
  • 250 ml qumësht
  • 150 ml vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë i tretur
  • 200 gr djath i bardhë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Të gjitha jeshillëqet pasi i kemi larë mirë, i presim imët, i shtrydhim me duar dhe i përziejmë me djathin e thërrmuar, 3 vezë dhe pak qumësht. Pjesën tjetër të qumështit e përziejmë me 1 vezë dhe vajin e ullirit për të spërkatur petët.

Shtrojmë petët në tepsi duke i spërkatur çdo 2 petë me masën e qumështit me vaj. Vendosim mbushjen duke e hapur mirë dhe vazhdojmë me petët e tjera duke i spërkatur. Në fund e lyejmë sipërfaqen e byrekut me gjalpë të tretur dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 200 gradë Celsius për 45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?