Byrek / Mesnik me mish pule nga zonja Albana

15 Qershor 2023, 11:24| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 11:26

  • Share

Byrek / Mesnik me mish pule

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 2 qepë mesatare
  • 2 lgj gjalpë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 1/2 pako petë byreku
  • 1/2 pako petë të pjekura
  • Nenexhik
  • Kripë, Piper  

Përgatitja:

Fillimisht vendosim pulën të ziejë, më pas copëtojmë mishin e pulës në copëza të vogla dhe e vendosim të kaurdiset së bashku me qepët e grira hollë. Ndihmojmë kaurdisjen me pak kripë, piper të zi dhe nenexhik.

Në një tavë të lyer me vaj ulliri, shtrojmë petët e papjekura duke i spërkatur me gjalpë. Mbi to vendosim petët e pjekura të thërrmuara dhe më pas vendosim copëzat e mishit të pulës. I lagim mirë petët me lëngun e mishit dhe në fund i spërkasim me pak gjalpë. Vendosim mesnikun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?