Byrek me të brendshme qingji, mish pule dhe qepë nga zonja Albana

27 Maj, 11:52| Përditesimi: 27 Maj, 11:53

  • Share

Byrek me të brendshme qingji, mish pule dhe qepë

Përbërësit:

  • 1 pako petë të pjekura
  • 3 petë të bëra vetë
  • 3 qepë të thata
  • 250 gr të brendshme qingji
  • ½ pulë
  • 1 lgj nenexhik
  • Spec djegës
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Për brumin e petëve të hapura vetë:

  • 300 gr miell
  • 3 pika uthull
  • 6 pika vaj ulliri
  • Ujë të vakët
  • Kripë

Përgatitja:

Thërrmojmë petët e pjekura në një enë ku shtojmë nenexhik dhe vaj ulliri. Zemë brumin për petët e njoma dhe hapim 3 petë të cilat i shtrojmë në një tepsi. Vendosim më pas petët e pjekura të thërrmuara duke sistemuar anësoret e petëve të njoma. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180 gradë për 25 minuta. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët e grira imët më pak kripë. Sapo qepët të bëhen transparente shtojmë të brendshmet e prera imët dhe mishin e pulës të cilin e kemi zjerë dhe e kemi bërë fije-fije. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Këtë masë e vendosim mbi byrekun e pjekur. Në fund e lagim byrekun me pak nga lëngu i pulës dhe e rivendosim përsëri në furrë për 20 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?