Byrek me qumësht dhe mazë nga zonja Albana

11 Prill 2023, 11:41| Përditesimi: 11 Prill 2023, 11:42

  • Share

Byrek me qumësht dhe mazë

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 1 .5 litër qumësht
  • 300 gr ajkë qumështi
  • 6 kokrra vezë
  • 180 gr gjalpë i tretur
  • 1 lç kripë
  • 1 lç sodë buke

Për spërkatje:

  • 1 vezë
  • 1 fç qumësht

Përgatitja:

Rrahim vezët së bashku me qumështin. Shtojmë më pas mazën dhe pak kripë dhe sodë buke. Lagim petët me qumësht.

Spërkasim mirë një tepsi me gjalpë, shtrojmë petët e lagura me qumësht duke i spërkatur me gjalpë të tretur. Veprojmë kështu derisa të mbarojnë petët. Masën e qumështit me vezë dhe mazë që tepron e shtojmë në tepsi dhe në fund e spërkasim me gjalpë. E lemë të pushojë për rreth 30 minuta dhe më pas e lyejmë sipërfaqen e byrekut me një vezë të rrahur me pak qumësht. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?