Byrek me pulë dhe oriz sipas traditës çame nga zonja Albana

7 Mars, 11:55| Përditesimi: 7 Mars, 11:57

  • Share

Byrek me pulë dhe oriz

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 2 qepë të grira
  • 2 gota oriz
  • 2 vezë
  • 1 pulë fshati
  • Lëng pule
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, borzilok 
  • Niseshte për hapjen e petëve

Përgatitja:

Fillimisht zëmë brumin për 2-3 peta. Tek mielli shtojmë kripë dhe vaj ulliri dhe krijojmë brumin. Sa të vijë brumi kaurdisim pulën që e kemi marinuar me kripë dhe piper dhe e vendosim të ziejë.  Ndërkohë hapim petët me pak niseshte (peta duhet të jetë e plotë). Shtrojmë petën e parë, e spërkasim me vaj, shtrojmë të dytën dhe mbi të shtrojmë orizin që e kemi shpëlarë me ujë të nxehtë dhe kulluar mirë. Shtojmë pak vaj ulliri, kripë, piper dhe borzilok. Mbi oriz vendosim mishin e pulës. E vendosim byrekun në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë. E nxjerrim byrekun nga furra dhe i hedhim sipër lëngun e pulës dhe vezë të rrahura me pak lëng. E rivendosim byrekun në furrë dhe për 20 minuta është gati. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?