Byrek me presh dhe oriz nga zonja Albana

27 Shkurt, 12:53| Përditesimi: 27 Shkurt, 12:54

  • Share

Byrek me presh dhe oriz

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 250 ml ujë
  • 1 kg presh
  • 3 lgj oriz
  • 2 gota ujë
  • 2 kokrra vezë
  • 2 gota qumësht
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, nenexhik

Përgatitja:

Realizojmë fillimisht brumin duke trazuar miellim me pak kripë, dy lugë vaj ulliri dhe 250 ml ujë. E trazojmë me dorë derisa të formohet një brumë i butë. Më pas lyejmë duart me pak vaj ulliri dhe fërkojmë sipërfaqen e brumit, e mbështjellim me qese kuzhine dhe e lëmë mënjëanë sa të përgatisim mbushjen. Preshin e lajmë mirë, e grijmë hollë, e vendosim në tenxhere duke i hedhur pak kripë dhe gjysmë gote ujë. E lëmë në zjarr me kapak derisa të ulet volumi i sasisë dhe të ketë pirë të gjithë ujin. Më pas shtojmë orizin dhe 1 gotë të madhe me ujë. E lëmë në zierje për rreth 15 minuta, më pas shtojmë 3 gj vaj ulliri dhe erëzat. Ndajmë brumin në 8 toptha të vegjël dhe hapim petët duke i spërkatur me niseshte. Shtrojmë petën e parë, e spërkasim me vaj ulliri, vendosim 4 petët e tjera duke i spërkatur me vaj, shtrojmë preshin me oriz, vendosim petët e tjera dhe palosim anët e byrekut me duar. Qumështin e rrahim me vezët dhe ia shtojmë sipër byrekut, e vendosim në furrë të parangrohur të piqet në 200° për 35-40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?