Byrek me presh dhe djathë nga zonja Albana

6 Shkurt, 11:54| Përditesimi: 6 Shkurt, 11:57

  • Share

Byrek me presh dhe djathë

Përbërësit:

  • 2 gota ujë
  • 5 gota miell
  • 100 gr gjalpë
  • 1 lç vaj
  • 1 lç kripë

Për mbushjen:

  • 1 kg presh
  • 100 gr djathë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim preshin e grirë imët me vaj ulliri, më pas shtojmë djathë të grirë, kripë, piper dhe e lëmë të ftohet. Krijojmë brumin e byrekut dhe topat e brumit i kalojmë në vaj. I hapim sa pëllëmba e dorës dhe më pas i bashkojmë dhe hapim petët e mëdha. Shtrojmë në tavë një pjesë të petëve, vendosim mbushjen dhe shtresat e sipërme të petëve. E vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?