Byrek me petë sfoliatë, mbushur me djathë dhe salçiçe të tymosura nga zonja Albana

17 Prill 2023, 11:47| Përditesimi: 17 Prill 2023, 11:49

  • Share

Byrek me petë sfoliatë i mbushur me djathë dhe salçiçe të tymosura

Përbërësit:

  • 1 petë sfoliatë
  • 150 gr djathë të butë
  • 2 lgj majonezë
  • 2 qepë të njoma
  • 2 vezë të ziera
  • Salçiçe e tymosur / salçiçe speciale FIX

Përgatitja:

Hapim petën e sfoliatës dhe e lyejmë me majonezë. Shtrojmë djathë të butë të grirë, pak qepë të njoma të prera imët. Sipas dëshirës, nëse keni vezë të zjera i thërmojmë në sipërfaqen e petës dhe në buzët e petës vendosim salçiçet në seri. Mbledhim petën role dhe e presim  në byreçka të vogla. I lyejmë me të verdhë veze sipër dhe i spërkasim me pak djathë të grirë. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35 minuta.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?